Thomas Markle Sr., babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, është arrestuar nga FBI në Florida, nën dyshimet për vepra penale që lidhen me materiale të abuzimit seksual me fëmijë.

Ai po hetohet edhe nga policia në Filipine, pas pretendimeve se kishte mbajtur në banesën e tij imazhe të tilla.


Fotografi të publikuara në media tregojnë momentin kur Markle u shoqërua nga agjentët e FBI-së në një karrige me rrota.

Javën e kaluar, autoritetet në Filipine morën një urdhër gjykate për të nisur ekzaminimin e materialeve digjitale, përfshirë pajisje elektronike dhe disqe të forta, të cilat iu dorëzuan policisë nga djali i tij, Thomas Markle Jr

Sipas raportimeve të gazetës “The Sun”, vëllai nga babai i Meghan Markle pretendon se kishte zbuluar një sasi imazhesh të dyshimta në banesën e mëparshme të të atit në Filipine.

Ai thuhet se kishte kontaktuar edhe FBI-në në SHBA gjatë muajit korrik.

Thomas Markle Sr. i ka mohuar të gjitha akuzat. /Telegrafi/