E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Maratona e Tiranës në edicionin e 10-të, garuesja: Do vrapoj 10 km këtë vit, dua të jem shembull për brezin e ri

Maratona e Tiranës, ngjarja më e madhe sportive e kryeqytetit vjen këtë vit në datat 15 dhe 16 nëntor në edicionin e 10-të.

Ngjarja do të tërheqë vrapues nga Shqipëria, duke promovuar aktivitetin fizik dhe angazhimin e komunitetit. Me një përfshirje të gjerë dhe një atmosferë të veçantë, Maratona e Tiranës është një nga momentet kyçe të kalendarit të kryeqytetit.

Eva Çota, sipërmarrëse është një nga garueset në maratonë.

Në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, ajo tha se dëshiron të jetë një shembull për brezin e ri, teksa shtoi se këtë vit do të vrapoj në një distancë prej 10 km.

Reklamë

“Unë nuk jam vrapuese profesioniste, edhe pse kam vite që merrem. Në grupin ku ne vrapojmë ka gjysëm profesionist. Kërkon disiplinë për të qenë profesionist. “Tirana Runing Club”  është krijuar për të bërë një jetë të shëndetshme dhe dy herë në javë bëjmë vrap. Është një komunitet dhe më i madhi i vrapit në Tiranë. Vrapi është një sport i lirë dhe nuk do shpenzim, vetëm këmbët që i ke me vete.

Më pëlqen të vrapoj një grup. Jam sabotuese e vetes time. Nëse mendimet për të ndaluar jubindem, ndërsa kur je në grup motivojmë njëri-tjetrin.

Unë marr pjesë në maratona, për të qenë shembull për nxënësit e mi, që janë nga 3-15 vjeç. Të më shohin jo vetëm si mësuese anglishte, por edhe për gjëra të tjera që edhe ata i bëjnë. Vrapi në maratonën e tiranës më ka dhënë ndjesi më të veccantë sesa shumë gara të tjera që kam bërë në Europë. Shpresoj që të ketë një frymë më mbështetëse në një të ardhme të afërt. Është shumë emocion sepse po vrapojmë në shtëpi, por kërkojmë më shumë mbështetje. Do vrapoj 10 km këtë vit. Sfidë. Është stërvitja për të arritur një ritëm më të mirë. Nëse vrapon për qejf apo kauzë sicc unë jam është më e lehtë. Djemtë kanë target “të frikshëm”. Bëjnë më shumë stërvitje”, tha Eva Çota.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.