Djali i Afrim Bunjakut dhe i Enver Zymerit diplomohen në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

6 Nëntor 2026 | 18:00

Në mesin e 300 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, që po diplomohen sot, janë edhe djemtë e dy heronjve të Kosovës, Afrim Bunjakut dhe Enver Zymerit.

Ceremonia e diplomimit të policëve të rinj po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku gjenerata e re po i bashkohet radhëve të Policisë së Kosovës.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Ndërkaq, Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, u vra në korrik të vitit 2011, gjatë një operacioni policor në veri të vendit.

Diplomimi i djemve të tyre në Policinë e Kosovës shënon një moment të veçantë, duke vazhduar rrugën e baballarëve të tyre në shërbim të sigurisë dhe qytetarëve të vendit.

Kujtojmë se ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të ishte planifikuar të mbahej më herët, por ishte shtyrë për shkak të mungesës së uniformave për kadetët.

Pas sigurimit të uniformave, ceremonia po zhvillohet sot në Prishtinë, ku 300 policë të rinj po diplomojnë dhe pritet t’i bashkohen Policisë së Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti pranon raportin e Institutit për Krimet e Luftës: 13 mijë e 195 viktima të verifikuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në listën preliminare të viktimave të vrara gjatë luftës në Kosovë janë verifikuar 13 mijë...
16:34 | 06/11/2026

I akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit para 15 vitesh, policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të lokalizuar Adnon Jasharin, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit, e cila u vra me...
16:15 | 06/11/2026

Ndryshimi i pushtetit në Serbi, një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?

Humbja e pushtetit në Serbi nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiçit mund ta ndryshojë mënyrën se si Beogradi ndikon në përfaqësimin politik të...
15:31 | 06/11/2026