Shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë kanë denoncuar në polici mësuesin e edukimit fizik, të cilin e akuzojnë për ngacmime seksuale në ambientet e shkollës. Pas kallëzimit, Policia e Vlorës ka shoqëruar 35-vjeçarin Albano Ameti, i cili prej rreth dy muajsh ishte pjesë e stafit pedagogjik të këtij institucioni arsimor. Nxënëset që kanë denoncuar rastin janë të moshave 14 deri në 17 vjeçe. Ndërkohë, gjatë një vëzhgimi në terren në Selenicë, nxënës të shkollës “Hajredin Beqari” kanë treguar se kishin dëgjuar për pretendimet e ngritura ndaj mësuesit.