Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali thumbon cirkun e Ramës te Fevziu: Puçi sapo ka nisur


Elisa Spiropali ka thumbuar cirkun e kryeministrit Rama në Opinion.

Spiropali shkruan se ndërsa thuhet se puçi mbaroi, ajo sapo ka nisur ndërsa e shoqëron postimin me një foto alla-Che Guevara.

“Kreu i puçit. Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur.“ – shkruan Spiropali në Facebook.

Dy ditë më parë, në emisionin e mbrëmjes të drejtuar nga Fevziu, ku në qendër ishin hetimet e SPAK-ut ndaj ish-zv.kryeministres Balluku, u hodhën tezat se dosja ndaj saj, ishe një puç ndaj qeverisë dhe kreut të saj.

Teorisë së cilës iu mëshua ishte se në dosjen ndaj Ballukut ishin të përfshira prokurorë të SPAK-ut, agjenturat e huaja, oligarkë, krimi i organizuar dhe pronarë mediash në një amalgamë drithëruese për nga përmbajtja.

Puçi është përdorur rëndom nga Rama prej kohësh, teksa ai ka akuzuar Spiropalin se ka kritikuar Ramën te shtetet partnere, ndërsa e njëjta teori është përdorur së fundmi edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës Veliaj.

Ky është akuzuar nga kryeministri Rama se qëndron pas protestës së flamingove. Veliajt i është kërkuar madje të pranojë autorësinë e protestës në këmbim të mosrëndimit të akuzave ndaj tij.