Atentat ndaj 36-vjeçarit shqiptar në Athinë, gjendet i plagosur në makinë

6 Nëntor 2026 | 21:01

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda makinës së tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark.

Ngjarja u regjistrua pak pas orës 20:30 të së premtes, në rrugën Lenormand, pranë numrit 137, pas një telefonate alarmi nga një banor i zonës. Sipas informacioneve paraprake, 36-vjeçari u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Në orën 20:35, në Rrugën Lenorman nr. 197 në Kolonos, një banor i zonës telefonoi Shërbimin e Ndërhyrjes së Menjëhershme duke raportuar për të shtëna. Oficerët e policisë nxituan në vendngjarje dhe gjetën një burrë 36-vjeçar me origjinë shqiptare të qëlluar brenda një makine. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja. Deri më tani, në lidhje me ngjarjen janë ndaluar dy persona”, thuhet në njoftim e policisë.

Gjatë këqyrjes paraprake të vendngjarjes, policia gjeti dy gëzhoja, ndërsa rrethanat dhe motivet e të shtënave mbeten ende të paqarta.

Në kuadër të hetimeve, dy persona janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga autoritetet. Policia po mbledh prova dhe po shqyrton të gjitha pistat për të zbardhur ngjarjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Durrës! 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë shëndetësore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij....
21:06 | 06/11/2026

Begaj pret Ohad Kaynar në takim, pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të premte Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Gjatë ceremonisë,...
16:21 | 06/11/2026

Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor

Në lidhje me raportimet e ditëve të fundit për kërcënime me bombë ndaj disa fluturimeve në Europë, Wizz Air ka dalë me një reagim ku...
15:58 | 06/11/2026