E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 20:10, në aksin që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Në përplasjen e fortë janë përfshirë dy makina, të cilat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe janë shkatërruar pjesërisht.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve apo të personave të tjerë që mund të kenë qenë pasagjerë në automjete.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.