Mélenchon synon largimin e Francës nga NATO, tërheqja pjesë e programit të tij politik

6 Nëntor 2026 | 21:21

Partia e majtë franceze “Franca e Pabindur”, e drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon, ka përfshirë në programin e saj zyrtar tërheqjen graduale të Francës nga NATO. Programi parashikon fillimisht largimin nga struktura e komandës së përbashkët të Aleancës dhe më pas tërheqjen nga vetë organizata. 

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, partia kundërshton gjithashtu kërkesën për rritjen e shpenzimeve ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mélenchon, i cili synon presidencën në zgjedhjet e vitit 2027, mbështet një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë dhe kërkon garanci të përbashkëta sigurie për Evropën. 

Programi parashikon gjithashtu kontroll më të rreptë të industrisë së armëve, kundërshtim të garës së armatimeve në hapësirë dhe mbylljen e qendrës hapësinore të NATO-s në Tuluzë. Në garën presidenciale, Mélenchon po shfaqet si një nga kandidatët kryesorë të së majtës franceze, ndërsa qëndrimet e tij për NATO-n pritet të hapin debat të fortë politik në Francë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hungaria hap dosjet: A ishte dhe Viktor Orbán, agjent i Sigurimit të Shtetit?

Ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán ka zbuluar se shërbimet sekrete të regjimit komunist në Hungari ishin përpjekur ta rekrutonin si informator gjatë kohës kur kryente shërbimin...
21:13 | 06/11/2026

Alarmet për bomba në avionët europianë, dyshimet bien mbi grupin rus “Male State”

Grupi ekstremist rus “Male State”, i themeluar nga Vladislav Pozdnyakov në vitin 2016, dyshohet se mund të qëndrojë pas alarmeve të rreme për bomba që...
21:11 | 06/11/2026

Shpëtohen 40 emigrantë në det në Kretë, autoritetet greke ndërhynë në kohë

Një operacion shpëtimi u regjistrua jug të Kretës. Nga ky operacion u shpëtuan 40 emigrantë. Një avion i Frontex vuri re një gomone afërsisht 20...
21:10 | 06/11/2026