• Kontakt
Friday, November 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

Fillimi AKTUALITET

Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin

22:19 : 06/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Në Shqipëri, fabrikat dhe fasoneritë janë kthyer prej vitesh në një burim të rëndësishëm punësimi, veçanërisht për gratë. Për shumë prej tyre nuk bëhet fjalë thjesht për një vend pune, por për mundësinë e vetme që të mbajnë familjen, të rrisin fëmijët dhe të përballojnë shpenzimet e përditshme.

Pas makinave qepëse, orëve të gjata të punës dhe pagave shpeshherë modeste, fshihen histori sakrifice, përkushtimi dhe mbijetese.

Por çfarë ndodh kur, pas më shumë se dy dekadash punë, fabrika mbyll dyert, pronari zhduket dhe punonjëset mbeten pa paga, pa sigurime dhe pa asnjë garanci se do të marrin atë që u takon? 

Si në rastin e 50 punonjëseve të një fasonerie në Shkodër, të cilat sot thonë se kanë mbetur në mëshirë të fatit, ndërsa pronari italian është larguar dhe askush nuk u jep një përgjigje për paratë dhe të drejtat e tyre të humbura. Për disa prej tyre, fabrika NEFER ka qenë pjesë e jetës që kur ishin shumë të reja. Kanë kaluar vite aty, duke respektuar oraret dhe duke kryer detyrat e tyre, me bindjen se kjo punë do t’u garantonte të paktën pagën dhe sigurimet.

Por, siç thonë ato vetë, pas këtij aktiviteti fshihej një tjetër realitet.

Lexo edhe:

Tabaku në fasonerinë në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po mbyll prodhimin “Made in Albania”

“Mrekullia” e eksporteve zgjat vetëm një muaj, fasoni rënie e pandalshme

Sipas dëshmive të punonjëseve, problemet nuk kanë nisur ditën kur fabrika mbylli dyert. Ato pretendojnë se prej vitesh janë përballur me paga të ndara.Apo, për ta bërë edhe më të kuptueshme, një pjesë e pagës kalonte përmes bankës, ndërsa pjesa tjetër u jepej në dorë, jashtë borderosë zyrtare. Por, përtej rrogave, pronari italian Giuseppe Schrinzi nuk do të paguante as sigurimet, duke iu shkaktuar këtyre zonjave një dëm të dyfishtë, me pasoja për pensionin dhe përfitimet e tjera që vijnë nga kontributet.

Nga ajo që dëgjojmë, duket se këto gra kanë punuar në fshehtësi të plotë, njëlloj si emigrantët klandestinë të ardhur nga Afrika. Kjo vetëm sepse pronari donte të kursente në kurriz të tyre. E ndërsa detyrimet, sipas punonjëseve, vazhdonin të mbeteshin të pazgjidhura, justifikimet e pronarit italian bëheshin gjithnjë e më të shpeshta, aq sa një ditë u thuhej një gjë, ditën tjetër një tjetër.

Në kushtet kur gënjeshtra bëhej gjithnjë e më e madhe dhe vështirësitë shtoheshin, pronari nis të manovrojë me strategji falimentimi. Pas muajsh pritjeje, premtimesh dhe përpjekjesh për të marrë një përgjigje, punonjëset e humbën durimin dhe vendosën të mos prisnin më. Ato iu drejtuan institucioneve dhe denoncuan italianin, me shpresën se ndaj tij do të hapej një hetim për mashtrim.

Sipas asaj që na thonë punonjëset, Giuseppe vërtet ishte zhdukur prej kohësh, por aktiviteti vazhdonte të mbahej në këmbë nga dy persona që, nga sa na thuhet, ishin të besuarit e tij.Nga telefonatat me dy bashkëpunëtorët shqiptarë të filanit, kuptojmë që edhe ata kanë të njëjtin hall me pjesën tjetër të stafit. Me sa shihet, jemi në kushtet e falimentimit total të një kompanie me mbi 25 vite aktivitet, ndërkohë që 50 punonjës të saj janë hedhur në rrugë, madje pa u likuiduar.

Por, kur kompania nuk ushtron më aktivitet, kush ua garanton punonjësve të drejtat e tyre?

Inspektorati i Punës ka vendosur një gjobë prej 6 milionë lekësh të vjetra, por a mjafton kjo?

Çfarë përfitojnë punëtoret nga kjo masë?

Për më tepër që pronari është larguar pa lënë asnjë gjurmë.

50 gra dhe burra, punonjës prej dekadash në kompaninë NEFER, sot janë hedhur në rrugë pa marrë mbrapsht mundin dhe djersën e tyre.

Po filani, a u detyrohet një shpjegim ish-bashkëpunëtorëve të tij prej kaq vitesh?

Tashmë, shpresa e vetme e XX punonjëseve të palikuiduara të kompanisë NEFER mbetet te organet e drejtësisë, të cilat ende s’e kanë thënë fjalën e tyre./ piranjat news

Etiketa: fabrikafasoneripunonjes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku në fasonerinë në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po mbyll prodhimin “Made in Albania”

13:16 : 12/10/2026
AKTUALITET

“Mrekullia” e eksporteve zgjat vetëm një muaj, fasoni rënie e pandalshme

12:20 : 17/09/2026
AKTUALITET

Në Shqipëri vijnë aziatikët, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

08:37 : 27/08/2026
AKTUALITET

“175 mijë familje po paguajnë çmimin”, Tabaku: Qeveria po shkatërron fasonët

10:20 : 04/08/2026
AKTUALITET

Shqipëria pa shqiptarë në punë? Të huajt po zënë vendet e lira

09:15 : 03/08/2026
AKTUALITET

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

11:29 : 25/07/2026

TË GJITHA

Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin

22:19 : 06/11/2026

Analisti: Ramës nuk i duhet një Arben Ahmetaj nga burgu! Veliaj tërheq të tjerë nga “fiku”

22:07 : 06/11/2026

Aksident në Prizren, 22-vjeçari bie nga lartësia dhe humb jetën

21:56 : 06/11/2026

7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit

21:45 : 06/11/2026

Këngëtari i njohur përdor ujë pusi, Ujësjellësi e faturon 5 milionë lekë

21:40 : 06/11/2026

Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve

21:31 : 06/11/2026

Trump ndryshon shefin e kabinetit pas humbjes së zgjedhjeve

21:21 : 06/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com