Protesta Kombëtare/ PD mobilizon Shkodrën, Çylybyli: Me studentët deri në fund!

Protesta Kombëtare/ PD mobilizon Shkodrën, Çylybyli: Me studentët deri në fund!

21:36, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

PD Shkodër ka mobilizuar strukturat e saj, në mbështetje të protestës kombëtare të thirrur të shtunën, më 7 nëntor në Tiranë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i PD Shkodër, Ardit Çylybyli bëri me dije takimin e zhvilluar me strukturat e Grupseksionit Postribë, ku në fokus ishte organizimi i protestës kombëtare në mbështetje të studentëve.

‘Organizim, bashkëpunim dhe angazhim në çdo strukturë, me studentet deri në fund!’, shkruan Çylybyli në përmbyllje të mesazhit të tij në rrjetet sociale.

Statusi:

Zhvilluam një takim me strukturat e Grupseksionit Postribë, ku në fokus ishte organizimi i protestës kombëtare të datës 7 Nëntor në Tiranë, në mbështetje të studentëve.

Gjatë takimit u diskutua për mobilizimin dhe koordinimin e strukturave, si dhe për rëndësinë e një pjesëmarrjeje sa më të gjerë nga Shkodra dhe Postriba.

Një tjetër çështje e rëndësishme ishte dalja në terren, zhvillimi i takimeve me seksionet dhe forcimi i komunikimit e bashkëpunimit me strukturat në çdo nivel.

Organizim, bashkëpunim dhe angazhim në çdo strukturë, me studentet deri në fund!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco