Raportohet se babai i Meghan Markle-it u arrestua nga autoritetet federale amerikane në një qendër për të moshuarit në Lakeland, Florida (pranë Tampa-s), sipas Fox News, që citon burime të ndryshme.
Në Filipine kishin nisur hetime ndaj babait të Dukeshës së Sussex-it, bashkëshortes së Princit Harry, në lidhje me zotërim të materialeve pornografike me fëmijë.
Thomas Markle u denoncua në polici nga i biri, Thomas Jr, vëllai nga ana e babait i Meghan-it. Ai gjeti materialet në shtëpinë e babait, në Filipine.
Markle i ka mohuar akuzat, ndërsa FBI-ja deklaroi se është në dijeni të këtyre raportimeve dhe shprehu gatshmërinë që të bashkëpunojë me autoritetet filipinase.
Meghan Markle, e cila nuk ka pasur asnjë kontakt me babanë e saj që nga viti 2018, deklaroi së fundmi se ndihet “thellësisht e shqetësuar” nga akuzat e ngritura, duke zbuluar gjithashtu se po më 2018-ën, një letër që përmbante “akuza shqetësuese” në lidhje me të, ishte dërguar në policinë e Londrës.