Qeveria amerikane ka ofruar një shpërblim deri në 20 milionë dollarë, si dhe mundësinë e zhvendosjes, për çdo person që jep informacione mbi programin e energjisë bërthamore të Iranit. Njoftimi u bë të premten nga Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), përmes një postimi në platformën X.

Sipas CENTCOM-it, informacionet e kërkuara mund të lidhen me objektet, pajisjet dhe personelin që është i përfshirë në programin bërthamor të Republikës Islamike.

Në mënyrë të veçantë, autoritetet amerikane përmendin informacione për shkencëtarët që punojnë në këtë program, si dhe për lëvizjet e tyre dhe të personave apo pajisjeve të tjera të lidhura me të.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb