Sjelljet që mund të tregojnë se është e vështirë të komunikosh me ju

Disa veprime që na duken të parëndësishme mund të ndikojnë në përshtypjen që krijojnë të tjerët për ne. Shpesh, janë njerëzit më të afërt ata që i dallojnë të parët këto sjellje.

Shumëkush e konsideron veten të arsyeshëm dhe të lehtë për t’u kuptuar. Megjithatë, zakone të përditshme mund t’i lodhin të tjerët, edhe kur nuk veprojmë me qëllim për t’i mërzitur.

Të lidhura

None found

Të flasësh sipër bashkëbiseduesit, të këmbëngulësh se ke gjithmonë të drejtë apo të japësh këshilla pa t’i kërkuar kush, janë disa prej shembujve.

TheZenParent ka renditur 20 shenja që mund të tregojnë se të tjerët e kanë më të vështirë të merren vesh me ne nga sa mendojmë. Shpesh, këto sjellje shoqërohen me bindjen se po veprojmë për të mirën e tyre.

E ndërprisni bashkëbiseduesin dhe synoni të fitoni çdo debat

Mund të ndërprisni dikë sepse mendoni se kështu po tregoni interes, por personi tjetër mund ta shohë si mungesë respekti.

Edhe korrigjimi i dikujt para të tjerëve mund ta vërë atë në siklet, pavarësisht nëse keni të drejtë apo jo. Rëndësi ka edhe mënyra se si ia vini në dukje gabimin.

Kur çdo bisedë kthehet në një përpjekje për të dalë fitues, dëgjimi i mendimit të tjetrit kalon në plan të dytë. Në vend të tij, përqendroheni te mënyra si të thoni fjalën e fundit.

Ndani mendime dhe këshilla pa ju kërkuar njeri

Mund t’ju duket se po ndihmoni kur komentoni për ushqimin e dikujt, mënyrën si rrit fëmijët, organizimin e shtëpisë apo marrëdhënien në çift.

Megjithatë, një këshillë e pakërkuar mund t’u japë të tjerëve përshtypjen se nuk i pranoni zgjedhjet e tyre.

Të jesh i sinqertë nuk do të thotë të jesh i ashpër. Edhe kur diçka është e vërtetë, nuk është e thënë ta thuash menjëherë pa menduar për kohën dhe ndjenjat e personit tjetër.

E shmangni kërkimfaljen

Edhe kur e kuptojnë se kanë gabuar, disa njerëz zgjedhin të arsyetojnë veprimet e tyre në vend që të kërkojnë falje.

Fjalët “nuk e kisha me atë qëllim” mund të jenë të vërteta, por nuk e zëvendësojnë pranimin e përgjegjësisë.

Marrëdhëniet mund të rëndohen edhe kur konfliktet e vjetra rikthehen vazhdimisht. Nëse gabimet e së kaluarës përmenden në çdo mosmarrëveshje, tjetri mund të mendojë se problemet nuk janë zgjidhur kurrë.

Nuk i merrni parasysh kohën dhe kufijtë e njerëzve

Vonesat e përsëritura, anulimi i planeve në çastet e fundit dhe premtimet e pambajtura mund të gërryejnë besimin me kalimin e kohës.

Po ashtu, t’i kërkosh dikujt të rrijë më gjatë pasi ai ka thënë qartë se duhet të largohet, mund të jetë shenjë se nuk po respektoni kufijtë e tij.

Nuk është e lehtë të funksionojë një marrëdhënie kur njëra palë pret që të gjithë të përshtaten vazhdimisht me dëshirat e saj.

Interpretoni gjithçka si personale

Një përgjigje e shkurtër, një takim i anuluar apo një mesazh i vonuar nuk janë medoemos shenja se dikush është i zemëruar me ju.

Kur çdo ndryshim në sjelljen e tjetrit shihet si refuzim, mund të lindë tension edhe në mungesë të një problemi real.

Ankesat e pandërprera mund të jenë po aq rraskapitëse. Është normale të flasësh për shqetësimet, por bisedat që mbyllen pothuajse gjithmonë me kritika e pakënaqësi mund t’i lodhin të tjerët.

Prisni që të tjerët ta kuptojnë vetë çfarë doni

Zhgënjimi lind shpesh kur të tjerët nuk veprojnë siç shpresonim, edhe pse nuk ua kemi shpjeguar pritshmëritë tona.

Pa komunikim të qartë, askush nuk mund t’i kuptojë gjithmonë nevojat e dikujt tjetër.

Mospërputhja mes sjelljes në takimet ballë për ballë dhe asaj në rrjetet sociale mund të sjellë gjithashtu vështirësi. Disa njerëz shkruajnë online me një ashpërsi që nuk do ta përdornin në një bisedë përballë.

Besoni se vetëm ju investoni në marrëdhënie

Nëse mendoni vazhdimisht se jeni i vetmi që përpiqet në miqësi, lidhje dashurie apo marrëdhënie familjare, mund të jetë e dobishme ta shihni situatën edhe nga një këndvështrim tjetër.

Ndonjëherë kjo përshtypje mund të jetë e saktë, por mund të ndodhë edhe që përpjekjet e të tjerëve të mos ju bien në sy.

Gjatë leximit të këtyre sjelljeve, a ju shkoi mendja menjëherë te dikush tjetër? Nëse po, ndoshta ia vlen të mendoni edhe për zakonet tuaja.

Një zakon i vetëm nuk ju përcakton si person të vështirë. Por pranimi i kritikave, kërkimi i faljes dhe respektimi i kufijve të të tjerëve mund të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve më të shëndetshme e më të qëndrueshme.


Shtuar më 7.11.2026 08:56

Quantcast
güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş