Rama publikon pamjet e sofrës së gurtë para Kryeministrisë, qytetarët e kthejnë në pikë pushimi dhe fotografish

7 Nëntor 2026 | 08:22

Sofra e gurtë e vendosur prej më shumë se dy javësh përpara Kryeministrisë është kthyer në një pikë ku qytetarët ndalojnë për të bërë fotografi, por edhe për t’u ulur e për të pushuar.

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka publikuar disa pamje nga kjo hapësirë në llogarinë e tij në Facebook, duke i shoqëruar me një përshëndetje të shkurtër: “Mirëmëngjes”.

Ndërkohë, në sfondin e protestave studentore, Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e studentëve dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të tyre. Megjithatë, kjo ofertë është refuzuar deri më tani nga protestuesit, të cilët vijojnë të qëndrojnë në qëndrimet e tyre.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë prezantoi edhe një kanal të ri komunikimi online, të titulluar “Fol me kryeministrin”.

Platforma synon t’u krijojë qytetarëve mundësinë për të përcjellë pyetje, kritika, shqetësime dhe propozime konkrete, të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e vendimmarrjeve të caktuara.

Fillimisht, komunikimi përmes kësaj platforme do t’u ofrohet studentëve, por ai nuk do të jetë i kufizuar vetëm te kryeministri. Qytetarët do të kenë mundësi të komunikojnë edhe me anëtarë të tjerë të qeverisë dhe të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Frikë për katastrofë bërthamore? Irani shpërndan tableta jodi dhe udhëzime mbijetese, përgatitet për një sulm të ri amerikan

Irani po përgatitet për mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak me Shtetet e Bashkuara, ndërsa autoritetet kanë nisur të informojnë qytetarët për masat që...
08:01 | 07/11/2026

“U kthye i shpërfytyruar nga ariu dhe qëlloi veten me armë”, gazetari: Djali dhe bashkëshortja e viktimës mbrojnë njëri-tjetrin

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka foli për hetimet mbi vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në fshatin Godvi të...
22:39 | 06/11/2026

“Amerika e ka SPAK-un në dorë”? Shella bën deklaratën e fortë: SHBA ka ndikim vendimtar në luftën kundër krimit transnacional

Deklaratat e ambasadorit amerikan për bashkëpunimin me Shqipërinë në luftën kundër krimit transnacional kanë rikthyer vëmendjen te roli i SPAK-ut dhe marrëdhënia e institucioneve shqiptare...
22:13 | 06/11/2026