INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Nga konkurrente në BBVA, Loredana Brati merr drejtimin e emisionit të njohur?

Nga konkurrente në BBVA, Loredana Brati merr drejtimin e emisionit të njohur?

Publikuar më: 19:52 06-11-2026

Një eksperiencë e re televizive nis për Loredana Bratin. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” do të rikthehet në ekran në një pozicion krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim: këtë herë si moderatore.

Pas zërave që qarkullonin prej disa javësh për një bashkëpunim të mundshëm me televizionin kosovar, tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Loredana do të prezantojë emisionin “Big Talk”, pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Lajmi është bërë publik përmes promos zyrtare të programit, ku është zbuluar edhe data e nisjes. Emisioni do të vijë për herë të parë këtë të shtunë, më 7 nëntor, në orën 18:00.

Kështu, pas eksperiencës së saj si banore në formatin shqiptar, Loredana kalon në anën tjetër të ekranit, duke marrë përsipër moderimin e një prej programeve shoqëruese të reality show-t.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do ta përballojë këtë sfidë të re dhe çfarë reagimesh do të marrë nga publiku kosovar.