Patenta rikthehet brenda 8 ditësh, ndalimi i drejtimit vazhdon: ekspertët kërkojnë sqarime për shoferët

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se patentë-shoferi nuk mund të mbahet fizikisht nga ajo për më shumë se tetë ditë, pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme që shfuqizoi dispozitën e cila e lejonte një veprim të tillë.

Dokumentet e mbajtura përtej këtij afati do t’u kthehen qytetarëve, ka sqaruar Policia. Megjithatë, marrja e patentës nuk e rikthen automatikisht të drejtën për të drejtuar automjetin.

Të lidhura

None found

Sipas Policisë, masat mbrojtëse që ndalojnë vozitjen mbeten në fuqi edhe kur dokumenti fizik i është kthyer pronarit. Shoferët që drejtojnë automjetin gjatë periudhës së ndalimit mund të përballen me masat e parapara me ligj.

Avokati Tomë Gashi vlerëson se zbatimi në praktikë mund të bëhet më i ndërlikuar, pasi një qytetar mund ta ketë patentë-shoferin në posedim, por të mos lejohet të vozisë.

Ai tha se Policia e Kosovës i ka zbatuar gjithmonë dhe duhet t’i zbatojë vendimet e çdo gjykate. Sipas tij, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka dhënë kohë më parë sqarime për mënyrën si duhet të veprojë Policia kur patentë-shoferët konfiskohen për kundërvajtje të caktuara, për të cilat është paraparë konfiskimi fizik i dokumentit.

Sipas Gashit, çështja nuk kufizohet te kthimi i patentës, sepse pas kësaj duhet të kontrollohet nëse ndaj shoferit vazhdon të jetë në fuqi ndonjë ndalim.

Ai tha se dikush mund të ketë nevojë, dëshirë apo mundësi ta drejtojë automjetin, duke pretenduar se, nëse ndalohet, nuk do të verifikohet nëse ka ndonjë ndalesë. Sipas tij, efekti i masës mbetet i njëjtë: Policia do t’ia kthejë patentë-shoferin personit brenda 8 ditësh, por ndalimi vazhdon të vlejë. Gashi vlerëson se kjo e shton komplikimin, pasi për secilin person që ndalohet duhet të verifikohet nëse ka ndonjë ndalesë.

Avokati theksoi rëndësinë e verifikimit të masave gjatë kontrolleve në trafik, duke qenë se posedimi i dokumentit nuk e ndryshon ndalimin ligjor për drejtimin e automjetit.

Ai e konsideron logjik kthimin e patentë-shoferit vetëm nga aspekti vizual ose fizik, për ta pasur dhe ruajtur dokumentin. Gashi mendon se është çështje e natyrës njerëzore nëse dikush do të vozisë edhe pse e di se ka një ndalesë dhe vlerëson se shumica do ta përdorin patentë-shoferin sikur të mos kishin fare ndalim.

Edhe eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti thekson se vendimi i Gjykatës Supreme nuk i heq masat e ndalimit të drejtimit, megjithëse shfuqizon dispozitën për mbajtjen e patentë-shoferit. Ai paralajmëron se qytetarët mund të mbeten të paqartë nëse vendimi nuk u sqarohet mjaftueshëm.

Sipas Ahmetit, një shofer mund ta ketë patentën me vete pa e pasur të drejtën të drejtojë automjetin. Ai kërkon që institucionet ose ata që e kanë marrë vendimin ta sqarojnë më mirë këtë çështje.

Eksperti vlerëson se vendimi nuk e dobëson domosdoshmërisht sigurinë rrugore, për sa kohë Policia vazhdon kontrollet dhe verifikon masat përmes sistemeve elektronike.

Ahmeti paralajmëron se vendimi mund të ketë ndikim nëse keqinterpretohet nga shoferët. Sipas tij, në shumicën e rasteve qytetarët bëhen një lloj vetëgjykatësi dhe i interpretojnë ligjet siç dëshirojnë.

Ai shton se kontrollet e vazhdueshme dhe zbatimi i ligjit janë faktorët kryesorë për ndalimin e kundërvajtjeve. Të pasurit e patentës në xhep, sipas tij, nuk do të thotë se qytetari mund ta ngasë automjetin nëse ka shkelur ligjet e komunikacionit apo ka kryer kundërvajtje. Siguria rrugore, thekson Ahmeti, garantohet nga respektimi dhe zbatimi i ligjit.

KosovaPress ka tentuar të marrë nga Policia e Kosovës sqarime për zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, por Policia i është referuar komunikatës që ka publikuar për këtë çështje.


Shtuar më 7.11.2026 09:21

Quantcast
güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş