Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

77 kg kanabis, në pranga dy vëllezër 2 në Shkodër

07/11/2026
77 kg kanabis, në pranga dy vëllezër 2 në Shkodër

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër grup të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në kuadër të operacionit të koduar “Polinomi 2”.

Pas katër muajsh hetime me metoda proaktive, janë arrestuar dy vëllezër, 49 dhe 57 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim djali 24-vjeçar i këtij të fundit. Sipas Policisë, të tre dyshohet se janë pjesëtarë të grupit kriminal të goditur disa ditë më parë gjatë operacionit “Polinomi”.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, shërbimet e Policisë sekuestruan rreth 77 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pistoletë me krehër me fishekë, një pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe armë gjahu, si dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për veprimtarinë kriminale.

Në banesën e 49-vjeçarit, Gj. Sh., në fshatin Abat, u gjetën 10 kilogramë kanabis. Ndërsa në banesën e 57-vjeçarit, K. Sh., në fshatin Grudë e Re, u sekuestruan rreth 66.8 kilogramë kanabis, të ndara në thasë, një pistoletë me municion, një pushkë pneumatike, municione për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh dhe një shkop metalik.

Sponsorizuar

Gjatë kontrollit u gjetën gjithashtu dy radio marrëse-dhënëse, një peshore elektronike dhe tri pajisje optike, konkretisht dy kamera dhe një monokular.

Në pranga ranë Gj. Sh., 49 vjeç, banues në Abat, dhe K. Sh., 57 vjeç, banues në Grudë të Re. Ndërkohë, policia vijon kërkimet për kapjen e djalit 24-vjeçar të këtij të fundit.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

77 kg kanabis, në pranga dy vëllezër 2 në Shkodër

77 kg kanabis, në pranga dy vëllezër 2 në Shkodër

07/11/2026
I refuzuar në shahun politik, Edi Rama i kthehet papritur promovimit të lojës shahut

I refuzuar në shahun politik, Edi Rama i kthehet papritur promovimit të lojës shahut

07/11/2026
VIDEO/ Mbi 50 të asfiksuar e lënduar nga zkarri në qendrën tregtare në Lushnjë

Qëllon prindërit në oborrin e shtëpisë, 37 vjeçari me probleme merret nga policia

06/11/2026
Teliti: Të mos shkarkohet për mungesa pa leje por se e ktheu Tiranën në lavatriçe parash

Kurthi, Rama ka ulur TVSH për vajin por e ka rritur për ujin dhe energjinë, reagon Teliti

06/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

77 kg kanabis, në pranga dy vëllezër 2 në Shkodër

77 kg kanabis, në pranga dy vëllezër 2 në Shkodër

07/11/2026
I refuzuar në shahun politik, Edi Rama i kthehet papritur promovimit të lojës shahut

I refuzuar në shahun politik, Edi Rama i kthehet papritur promovimit të lojës shahut

07/11/2026
VIDEO/ Mbi 50 të asfiksuar e lënduar nga zkarri në qendrën tregtare në Lushnjë

Qëllon prindërit në oborrin e shtëpisë, 37 vjeçari me probleme merret nga policia

06/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.860 artikuj gjithsej