Emiljan Mehilli, 45 vjeç, u arrestua në flagrancë në fshatin Krutje e Poshtme të Lushnjës, pasi policia i gjeti në makinë 65 doza të dyshuara kokaine. Sipas policisë, dozat dyshohet se ishin destinuar për shitje.
Policia e ndaloi 45-vjeçarin teksa lëvizte me makinë në fshatin ku banonte. Operacioni i koduar “Gjurmimi” u zhvillua nga Komisariati i Lushnjës në bashkëpunim me Policinë e Fierit, pas informacioneve se Mehilli shiste lëndë narkotike në doza.
Gjatë kontrolleve në makinë dhe në banesë, policia sekuestroi gjithsej 156 gramë lëndë të dyshuar si kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza. U sekuestruan gjithashtu një armë gjahu me 105 fishekë, dy peshore elektronike, një celular, automjeti dhe para në euro e lekë, që dyshohet se ishin përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë






Komente
Komento