Mjegulla ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Fenomeni është shfaqur fillimisht në zonat e ulëta dhe lugina, për t’u shtrirë më pas në të gjithë hapësirën e qytetit dhe njësitë administrative përreth.