Demokratët e Beratit drejt protestës në Tiranë, Hasimetaj: Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë

Demokratët e Beratit drejt protestës në Tiranë, Hasimetaj: Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë

10:10, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Demokratët e qarkut të Beratit nisen drejt protestës së sotme në Tiranë, të gjithë me mjete private dhe në mënyrë të paorganizuar. Kryetari i PD-së Berat, Kasion Hasimetaj: "Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë për të protestuar".

Demokratët e qarkut të Beratit janë nisur edhe sot drejt protestës në Tiranë, në mbështetje të studentëve. Si në çdo protestë tjetër, edhe sot, nga dega e Partisë Demokratike Berat është nisur një grup i madh protestuesish drejt Tiranës, ndërkohë që edhe nga degët e PD-së në Kuçovë, Dimal, Skrapar e Poliçan ka pasur nisje të shumta. Demokratët e qarkut të Beratit janë nisur drejt Tiranës me mjete të vogla private, në orare të ndryshme që prej mëngjesit të sotëm, madje disa prej tyre janë nisur që mbrëmjen e djeshme. Kjo formë organizimi është përdorur për të shmangur pengesat në rrugë nga forcat e policisë.

Kryetari i PD-së Berat, Kasion Hasimetaj, pasi u bën apel gjithë shqiptarëve t'i bashkohen protestës, thekson se demokratët beratas janë nisur në këtë mënyrë drejt Tiranës, pasi gjatë gjithë rrugës ka kontrolle të shumta policie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco