Qytetarë nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës dhe për të mbështetur studentët që prej ditësh vijojnë revoltën e tyre. Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, tha se nga Shkodra pritet një pjesëmarrje e madhe, në mbështetje të studentëve dhe protestuesve.
Hoti u shpreh se kjo është një protestë mbarëkombëtare, pasi kërkesat e studentëve lidhen me të ardhmen e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ai deklaroi se qëllimi i protestës është rrëzimi i qeverisë, të cilën e akuzoi se nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve.
“Duhet t’i mbështesim këta studentë, sepse janë fëmijët tanë, të cilët po kërkojnë një jetë më të mirë”, u shpreh deputeti demokrat, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e Tiranës: “Të gjithë në Tiranë!”.
Gjithashtu, thirrjes së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës këtë të shtunë i janë përgjigjur edhe strukturat e degës së PD-së në Lezhë.
Anëtarë dhe mbështetës të degës së Lezhës janë nisur drejt Tiranës, me automjetet e tyre private, për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar.
© SYRI.net
Gjirokastër/ Demokratët nisen drejt Tiranës në mbështetje të studentëve, i bashkohen protestës kombëtare
PD Vlorë mobilizohet për protestën në Tiranë, demokratët nisen me automjete private drejt kryeqytetit
Korçë/ Qindra qytetarë nisen drejt Tiranës në mbështetje të studentëve për protestën kombëtare