Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve, nënshkruhet marrëveshja mes dy institucioneve
Inspektorati i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës synohet shkëmbimi i ekspertizës, përvojave profesionale dhe praktikave më të mira në sistemet e inspektimit.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryeinspektori i Shqipërisë Dashnor Sula dhe Lyra Osmani Ahmeti, duke vendosur një kuadër të përbashkët angazhimi për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të institucioneve përkatëse.
Bashkëpunimi do të përqendrohet në disa drejtime kryesore, mes tyre harmonizimi i metodologjive dhe praktikave të inspektimit, shkëmbimi i ekspertëve, digjitalizimi i proceseve inspektuese, si dhe organizimi i trajnimeve për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve.
Gjithashtu, dy institucionet parashikojnë zhvillimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta, me synim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e standardeve të punës.
Shtegtimi drejt lagunave bregdetare, flamingot ndalen në Liqenin e Pogradecit (VIDEO)
TVSH-ja nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi
“Dy vitet e fundit kemi dalë me humbje”, fermerët e Maliqit kërkojnë treg për prodhimet
- 10:24 Vlorë, Policia Rrugore aksion në disa pika të qytetit, fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore
- 10:07 SPAK dërgon për gjykim 16 persona, dyshohet se trafikuan 60.7 tonë kokainë drejt Europës
- 09:56 Raporti: Netanyahu dhe Mossadi planifikuan të sulmojnë Iranin në prag të zgjedhjeve izraelite
- 09:52 Çfarë është Ueno Bank dhe si shkaktoi krizën politike në Paraguaji?
- 09:31 Studentët thërrasin protestë kombëtare në orën 14:00, opozita zhvillon tubim para Kryeministrisë
- 09:23 Presidenti i Paraguajit shkarkohet nga detyra dhe arrestohet pas skandalit të bankës dixhitale