Miqësoret me Luksemburgun dhe Spanjën, Alban Bushi publikon listën e të grumbulluarve të Kombëtares U21. Pio Esposito, me golin e shënuar ndaj Feyenoordit që blindoi suksesin e Interit, hoqi edhe një barrë personale; pas një periudhe aspak të lehtë, sulmuesi italian në Holandë u kthye të shfaqë forcën e tij.
Tani ai është gati të bëjë tentativën e tij edhe në kampionat, ku nuk shënon që nga java e katërt, në ndeshjen ndaj Udineses. Në sfidën ndaj Comos do të jetë ai që do të luajë përkrah Marcus Thuram me francezin që ka mbajtur peshën e sulmit zikaltër gjatë mungesës së Lautaro Martinez dhe në sfidën e pasdites të së dieles do të duhet ta bëjë këtë sërish. Sulmuesit italian, Chivu i kërkon thellësi, mbrojtje të topit, spondë dhe shumë fizik; gjithçka që mund të nxjerrë në pah karakteristikat e partnerit të tij në repartin ofensiv.
Përsa i përket pjesës tjetër, formacioni për sfidën kundër skuadrës së Fabregas nuk është vendosur ende dhe zgjedhjet do të bëhen përfundimisht ditën e dielë. Nga treshja e futbollistëve angleze, vetëm Spence mund të nisë sfidën si titullar, Jones dhe Stones do ta nisin nga stoli. Por fakti që janë të gjithë në dispozicion dhe që mund të përdoren gjatë ndeshjes është tashmë diçka e rëndësishme për Interin.
Nëse në krahun e djathtë, kuotat e ish futbollistit të Tottenham janë shumë të larta, në të majtë ka një balotazh mes Carlos Augusto dhe Dimarcos me një avantazh shumë të lehtë të brazilianit që vendoset më përpara me kthimin në mbrojtje të Bastonit. Duke qëndruar te mbrojtja; Bisseck e Akanji pritet që të plotësojnë këtë repart. Në mesfushë, Zielinski është në avantazh ndaj Mkhtitaryan përsa i përket krahut të majtë së bashku me Barella dhe Calhanoglu.
Top Channel