Mjegulla e dendur mbuloi Kukësin herët në mëngjes, nga hapësira urbane te zonat përreth. Fenomeni atmosferik u shtri deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit, me ndërtesat, rrugët dhe relievin e qytetit verilindor të mbështjellë nga një “perde”.
Prania e saj solli ulje të ndjeshme të fushëpamjes, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve e të këmbësorëve. Drejtuesit u detyruan të qarkullonin me shpejtësi të reduktuar, me më shumë kujdes.
Siç dihet, mjegulla e dendur përbën faktor potencial për aksidente ndërsa zgjat kohën e udhëtimit.
Në të tilla kushte, shoferët këshillohen të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë distancën e sigurisë, të shmangin manovrat e rrezikshme e të përdorin dritat e përshtatshme në kohë mjegulle.