Presidenti i Paraguajit shkarkohet nga detyra dhe arrestohet

7 Nëntor 2026 | 09:23

Një krizë e rëndë financiare dhe politike ka tronditur Paraguain, duke çuar në shkarkimin dhe arrestimin e presidentit Santiago Peña, pas kolapsit të bankës Ueno, e cila kishte lidhje të mëparshme biznesi me kreun e shtetit.

Senati i Paraguait votoi me 44 vota pro dhe asnjë kundër për shkarkimin e Peña-s, ndërsa një senator mungoi në votim. Presidenti i Senatit, Basilio Núñez, deklaroi se ai u shpall fajtor për “kryerje neglizhente të detyrave”.

Pas vendimit, autoritetet vendosën ish-presidentin në arrest shtëpiak, në pritje të paraqitjes së tij përpara prokurorisë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Peña po hetohet për dyshime mbi shkelje të besimit, ushtrim të ndikimit dhe keqpërdorim të fondeve. Senatorët e kanë akuzuar gjithashtu për konflikt interesi, ndërhyrje në mbikëqyrjen rregullatore dhe mbulim të parregullsive financiare që lidhen me bankën qendrore.

Peña, i cili deri në vitin 2025 zotëronte aksione në kompaninë mëmë të bankës Ueno, ka mohuar çdo shkelje. Avokati i tij, Ricardo Preda, i ka cilësuar akuzat si të pabazuara dhe oportuniste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shërbimi Sekret Amerikan arreston një person pranë Shtëpisë së Bardhë me ‘armë të shumta’ në automjet

I dyshuari është akuzuar për vepra të shumta penale, duke përfshirë posedim të armëve të rrezikshme dhe vjedhje, sipas DHS. Ai është në paraburgim të...
10:52 | 07/11/2026

SHBA-ja ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

Departamenti amerikan i Shtetit tha se ofron 20 milionë dollarë shpërblim për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit, përfshirë të dhëna për “ndërtesat, pajisjet...
10:44 | 07/11/2026

Raporti: Netanyahu dhe Mossadi planifikuan të sulmojnë Iranin në prag të zgjedhjeve izraelite

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ndihmësi i tij i ngushtë dhe shefi i Mossadit, Roman Goffman, u përpoqën të organizonin një operacion kundër Iranit në...
09:56 | 07/11/2026