Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, 10 persona gjobiten me nga 5 mijë lekë

7 Nëntor 2026 | 11:22

Policia e Tiranës ka vendosur 10 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, disa pjesëmarrës kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit.

“Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 10 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative”, bën me dije policia.

Për secilin prej personave të identifikuar është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 7 fëmijë të kopshtit nr.10 në Vlorë marrin mjekim në spital

Shtatë fëmijë në kopshtin nr. 10 në qytetin e Vlorës janë paraqitur në repartin e Pediatrisë për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur probleme...
11:16 | 07/11/2026

Elbasan, shpërthimi me eksploziv në makinën e një gruaje! Ndalohet 43-vjeçari, në kërkim 3 të tjerë

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi të një shtetaseje iu vendos...
10:56 | 07/11/2026

Vlorë, Policia Rrugore aksion në disa pika të qytetit, fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Policia Rrugore e Vlorës ka nisur një aksion të gjerë kontrollesh në disa pika të qytetit, me fokus evidentimin e automjeteve me gjoba të prapambetura...
10:24 | 07/11/2026