SPAK godet kartelin e kokainës/ Nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë dhe 16 të pandehur për trafik ndërkombëtar Partia Demokratike pritet që në orën 12:00 të ditës së sotme të mblidhen për të protestuar. Gjithashtu edhe studentët kanë paralajmëruar një protestë për sot, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Si pasojë, policia ka bërë një plan masash për protestat e sotme. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se janë angazhuar 1200 efektivë policie.
Në këtë plan përfshihen Forcat e Rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat do të pozicionohen pranë institucioneve, si dhe automjetet policore ujë hedhëse.
Edhe komisariatet e Policisë së Tiranës kanë angazhuar agjentët e tyre për garantimin e rendit dhe të qetësisë publike, në përputhje me planifikimin ditor të shërbimeve policore.
Gjithashtu një tjetër element i planit të sigurisë lidhet me zbatimin e Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026. Në rast se konstatohen shkelje të pikës 2 të nenit 24/1, masat administrative, përfshirë gjobat, do të aplikohen nga Policia e Rendit.
Kujtojmë se, ky akt normativ është aktualisht objekt kundërshtimi në Gjykatën Kushtetuese, pasi është ankimuar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë, të cilët kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së tij.
Top Channel