Laboratorët ku prodhohej kokaina në rajonin e Andeve, veçanërisht në Bolivi, quheshin “kuzhina”. Sipas SPAK, në komunikimet mes organiztës kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, “hipja” nënkuptonte ngarkimin e kokainës në anije në Paraguaj, ndërsa “dalja” ishte nxjerrja e saj nga porti europian ku mbërrinte.

Kode përdornin edhe për paratë e trafikut. Sipas hetimeve, shumat transferoheshin përmes rrjetit informal të ndërmjetësve “Hawala”, ndërsa një pseudonim i i quajtur “token”, shërbente për të verifikuar dorëzimin e parave.


Lajmi kryesor:

Trafikuan 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9.2 mln € pasuri të sekuestruara