Portugalia premton nderim madhështor për Ronaldon
Federata Portugeze e Futbollit ka premtuar se do ta nderojë Cristiano Ronaldon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përfaqësuesen e Portugalisë, pas vendimit të tij për t’i dhënë fund karrierës ndërkombëtare.
Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proenca, ka deklaruar se kontributi i Ronaldos meriton të vlerësohet dhe të festohet, ndonëse ende nuk dihet nëse sulmuesi do të pranojë të paraqitet në një ndeshje lamtumirëse.
“Askush nuk do të mund ta falënderojë mjaftueshëm për gjithçka që ka bërë për futbollin portugez dhe për Portugalinë”, deklaroi Proenca.
Ronaldo, 41-vjeçar, e bëri të ditur pensionimin nga futbolli ndërkombëtar të enjten përmes rrjeteve sociale, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme me 234 paraqitje dhe 146 gola për Portugalinë.
Ndërkohë, përzgjedhësi Jorge Jesus publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve kundër Uellsit dhe Danimarkës, ku përfshiu shtatë emra të rinj, pesë prej të cilëve nga përfaqësuesja U21.
Megjithatë, konferenca për media u dominua nga pyetjet rreth largimit të Ronaldos dhe raportit të tij me përzgjedhësin.
Fanella me numrin 7, çfarë ndodh pas largimit të Cristiano Ronaldos?
Bicaj komenton listën e Maran: E çuditshme mungesa e Anis Mehmetit, ndeshja me Finlandën vendimtare
Dedic i Newcastle ndalohet nga policia, u kap me një hark dhe me shigjeta
- 11:55 Hoxha në Bukuresht, takim me ministrin rumun të Ekonomisë: Fokus investimet dhe rritja e shkëmbimeve tregtare
- 11:50 Fanella me numrin 7, çfarë ndodh pas largimit të Cristiano Ronaldos?
- 11:46 Çfarë ndodh nëse fiken të gjitha dritat? Ky është plani për një ngjarje ‘Black Sky’
- 11:30 Drejtori i Policisë Hitaj viziton efektivët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër: Sakrifica juaj meriton respekt
- 11:22 Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, 10 persona gjobiten me nga 5 mijë lekë
- 11:16 Dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 5 fëmijë të kopshtit nr.10 në Vlorë marrin mjekim në spital