Rrezik shembjeje në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan, Instituti i Ndërtimit: Të qëndrohet 30 metra larg

7 Nëntor 2026 | 12:10

Instituti i Ndërtimit ka dorëzuar raportin paraprak të vlerësimit për pallatin e dëmtuar rëndë nga shpërthimi dhe zjarri në qytetin e Elbasanit, duke ngritur alarmin për rrezikun e shembjes së disa pjesëve të godinës.

Në përfundimet paraprake, ekspertët rekomandojnë ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të ndërtesës dhe kufizimin e aksesit në të, deri në përfundimin e akt-ekspertizës së thelluar dhe përcaktimin e nivelit të sigurisë konstruktive.

Sipas raportit, shpërthimi dhe zjarri kanë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në elementet konstruktive dhe jokonstruktive të objektit, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e tij.

Shqetësimi kryesor lidhet me soletën e katit të pestë, mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi, e cila sipas inxhinierëve paraqet rrezik shembjeje nga momenti në moment.

Ekspertët paralajmërojnë se gjendja aktuale përbën rrezik potencial jo vetëm për banorët, por edhe për personat që mund të qëndrojnë brenda godinës apo në afërsi të saj.

Për këtë arsye, Instituti i Ndërtimit rekomandon vendosjen e një perimetri sigurie prej 20 deri në 30 metrash, si dhe marrjen e masave për të parandaluar rënien e elementeve të dëmtuara të ndërtesës.

Në shkresën e institucionit theksohet gjithashtu nevoja për bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve dhe personave që ndodhen përreth objektit.

Rezultatet përfundimtare të ekspertizës pritet të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe nivelin e sigurisë së pallatit, si dhe ndërhyrjet që do të nevojiten për të ardhmen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtori i Policisë Hitaj viziton efektivët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër: Sakrifica juaj meriton respekt

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar vizita në Malësinë e Madhe dhe Shkodër, ku ka takuar tre punonjës policie të...
11:30 | 07/11/2026

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, 10 persona gjobiten me nga 5 mijë lekë

Policia e Tiranës ka vendosur 10 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme...
11:22 | 07/11/2026

Dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 5 fëmijë të kopshtit nr.10 në Vlorë marrin mjekim në spital

Pesë fëmijë në kopshtin nr. 10 në qytetin e Vlorës janë paraqitur në repartin e Pediatrisë për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur probleme...
11:16 | 07/11/2026