Protestuesit e PD marshojnë drejt Kryeministrisë
Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Të grumbulluar fillimisht në selinë blu, mbështetësit e PD, të prirë nga deputetët Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj u zhvendosën para godinës së qeverisë aty ku siç ishte lajmëruar do të zhvillojnë për të tretën të shtunë me radhë protestën kundër qeverisë.
Ndërkohë në orën 14:00 pritet të nisë protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku pritet të marrin pjesë të rinj nga qytete të ndryshme të vendit.
Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve, pedagogëve dhe të gjithë të interesuarve që t’u bashkohen, ndërsa vijojnë të kundërshtojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Kreu i qeverisë ka publikuar edhe një platformë online, përmes së cilës synon të komunikojë me studentët.
Të rinjtë kanë kërkuar gjithashtu që qytetarët të mos ndikohen nga paralajmërimet për gjoba apo masa policore ndaj pjesëmarrësve në tubime.
Në mbështetje të studentëve janë shprehur edhe pedagogë, të cilët kanë bërë publike solidaritetin e tyre me kërkesat e protestuesve.
Rrezik shembjeje në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan, Instituti i Ndërtimit: Të qëndrohet 30 metra larg
Drejtori i Policisë Hitaj viziton efektivët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër: Sakrifica juaj meriton respekt
Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, 10 persona gjobiten me nga 5 mijë lekë
- 12:57 Inteligjenca artificiale parashikon çfarë duam të blejmë, edhe kur nuk e dimë vetë
- 12:43 Minstri i jashtëm italian në shënjestër të hakerëve: Të dhënat e mia personale u publikuan në “dark web”
- 12:13 Vuçiç humbi pushtetin, por jo retorikën për Kosovën! Këndon këngën nacionaliste: Nuk e heqin dot Kosovën nga shpirti im
- 12:10 Rrezik shembjeje në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan, Instituti i Ndërtimit: Të qëndrohet 30 metra larg
- 12:04 Reportazhi i prestigjiozes britanike: Kullat shekullore të Shqipërisë po zgjohen nga harresa, aty ku mikpritja mbetet e shenjtë
- 11:59 Portugalia premton nderim madhështor për Ronaldon