Gjermania drejt zgjedhjes së presidentes së parë grua, konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner

7 Nëntor 2026 | 13:55

Politikania bavareze Ilse Aigner pritet të jetë kandidatja e bllokut konservator të kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe Partisë Social Demokrate (SPD) për postin e presidentes së ardhshme të Gjermanisë.

Nëse zgjidhet, Aigner do të bëhet gruaja e parë që mban këtë post në historinë e vendit.

Sipas dy zyrtarëve të lartë konservatorë, të cilët kanë dijeni për negociatat brenda partive, emërimi i saj pritet të shpallet zyrtarisht të hënën. Lajmi është raportuar nga mediat gjermane, ndërsa Friedrich Merz synon të informojë drejtuesit e CDU-së të dielën për kandidaturën e Aigner.

Aktualisht, Ilse Aigner është presidente e Parlamentit të Landit të Bavarisë dhe anëtare e Unionit Kristian Social (CSU), partisë simotër bavareze të CDU-së. Ajo ka shërbyer më herët edhe si ministre e Bujqësisë në qeverinë e ish-kancelares Angela Merkel, gjatë periudhës 2008–2013.

Mbështetja për kandidaturën e saj është shprehur edhe nga figura të tjera politike. Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, e kishte propozuar Aigner që në muajin prill, ndërsa politikanë të SPD-së dhe të të Gjelbërve kanë sinjalizuar gjithashtu mbështetjen e tyre. Kryeministri i Brandenburgut, Dietmar Woidke, e cilësoi atë si “kandidaten perfekte”, duke vlerësuar njohuritë e saj të thella për politikën gjermane.

Presidenti aktual, Frank-Walter Steinmeier, përfundon mandatin e tij të dytë pesëvjeçar në mars të vitit 2027 dhe nuk mund të kandidojë sërish. Pasardhësi i tij pritet të zgjidhet më 30 janar 2027.

Megjithëse posti i presidentit të Gjermanisë ka kryesisht karakter ceremonial dhe kompetencat kryesore ekzekutive i takojnë kancelarit, zgjedhja e një gruaje në këtë detyrë do të përbënte një moment historik për politikën gjermane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca në alarm nga protestën e së shtunës, mobilizohen 70 mijë policë dhe xhandarë në të gjithë vendin

Franca po vendos 70,000 oficerë policie dhe xhandarë në të gjithë vendin të shtunën, ndërsa autoritetet përgatiten për një valë të re demonstratash, duke paralajmëruar...
13:09 | 07/11/2026

Inteligjenca artificiale parashikon çfarë duam të blejmë, edhe kur nuk e dimë vetë

Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si konsumatorët kërkojnë, zgjedhin dhe blejnë produkte në internet. Përmes analizimit të miliona veprimeve të përdoruesve, algoritmet përpiqen të...
12:57 | 07/11/2026

Ministri i jashtëm italian në shënjestër të hakerëve: Të dhënat e mia personale u publikuan në “dark web”

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha të shtunën se kriminelët kibernetikë kishin zbuluar informacionin e tij personal në ‘darkweb’ dhe po kërkonin detaje të...
12:43 | 07/11/2026