E shtunë, 7 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rama n’burg, Berisha n’burg”, protestuesi përfundon mes shuplakave nga demokratët
Lajme

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, protestuesi përfundon mes shuplakave nga demokratët

Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një prej pjesëmarrësve është përplasur fizikisht me protestues të tjerë, pasi ka bërë thirrje kundër të dy liderëve politikë.

Gjithçka ka nisur në momentin kur qytetari ka brohoritur “Rama n’burg, Berisha n’burg”, duke përfshirë në thirrjet e tij si kryeministrin Edi Rama, ashtu edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Reagimi i disa prej demokratëve të pranishëm ka qenë i menjëhershëm. Ata janë konfrontuar me protestuesin, duke e goditur me shuplaka dhe duke e fyer verbalisht. Në konflikt kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë që ndodheshin në protestë.

Ngjarja shënon incidentin e parë të raportuar gjatë tubimit të sotëm të opozitës, të organizuar përpara godinës së Kryeministrisë.

Përplasja ngre pikëpyetje mbi hapësirën për shprehjen e qëndrimeve kritike edhe ndaj drejtuesve të vetë opozitës, në një protestë që synon të shprehë pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.