Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.
Raportohet për shoqërimin e disa personave nga policia në ambientet pranë Ministrisë së Arsimit.
Kujtojmë se një tjetër protestues u shoqërua më herët nga policia te rruga e Durrësit. Mësohet se ai kishte përgatitur disa ushqime për studentët protestues, të cilat do t’i shpërndante, ndërsa policia ka gjetur kështu arsye për ta shoqëruar.
