Tensione dhe përplasje fizike para Ministrisë së Arsimit, protestuesit largojnë një qytetar nga tubimi
Tensione janë regjistruar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë kundërshtuar praninë e një qytetari, duke i kërkuar të largohet nga protesta.
Situata është tensionuar pasi qytetari është afruar pranë tubimit, ndërsa pjesëmarrësit kanë nisur të brohorasin “Largohuni!”, duke kundërshtuar qëndrimin e tij mes tyre.
Debati mes palëve ka agravuar deri në përplasje fizike, duke krijuar momente tensioni në protestën e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, raporton euronews.al
Nuk është hera e parë që në protestën studentore regjistrohen kundërshtime ndaj personave që tentojnë t’i bashkohen tubimit. Edhe të shtunën e kaluar, protestuesit reaguan ndaj afrimit të personave të tjerë, duke kërkuar që protesta të vijonte pa ndërhyrje.
Nga
Telegrafi
30 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























