Një e re, pjesëmarrëse në protestën studentore, në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, tha se ka qenë pjesë e tubimit që prej ditës së parë.
Ajo u shpreh se protesta ka pasur ulje dhe ngritje, por rëndësi ka që qytetarët vijojnë të dalin në shesh.
“Kam qenë në protestë që nga dita e parë. Protesta ka pasur ulje dhe ngritje, por rëndësi ka që populli del. Është thyer frika. Ka pasur dhunë joproporcionale. Një pjesë e protestuesve janë tërhequr pas kërcënimeve, por një pjesë tjetër do të vijojë të protestojë”, deklaroi ajo.
