Tirana ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Teutës.
Ndeshja prodhoi momente të forta deri në minutat e fundit.
Në minutën e 48-të, Hazrollaj u rrëzua brenda zonës pas një kontakti me Boçin, duke bërë që arbitri kryesor të akordonte penallti për Tiranën.
Nga pika e bardhë u paraqit Kis, i cili në minutën e 50-të tentoi të kalonte skuadrën e tij në avantazh, por u ndal nga portieri Bernardoni, që reagoi mjaft mirë duke pritur gjuajtjen e tij.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Tirana gjeti golin vendimtar.
Në minutën e 87-të, një aksion i ndërtuar nga krahu i majtë me Xhixhën solli pasimin drejt Dacit. Ky i fundit, brenda zonës, u tregua i saktë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën bardheblu.













