Tensionet e ndezura pas finales së Botërorit, FIFA konfirmon dënimin për Paredes, por redukton atë të Molinës Sulmuesi kuqezi konfirmon formën e shkëlqyer në Turqi, teksa i bashkohet shumë shpejt Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit.
Rey Manaj vazhdon të jetë protagonist me fanellën e Sivassporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, këtë herë në përballjen ndaj Vansporit, duke dhënë një tjetër sinjal pozitiv në prag të grumbullimit me kuqezinjtë.
Bomberi shqiptar po kalon një sezon mjaft produktiv në kampionatin turk, ku deri tani ka regjistruar 10 gola dhe 2 asistime në 13 paraqitje. Një statistikë që konfirmon momentin e mirë të sulmuesit, i cili pritet të jetë një nga armët kryesore të Shqipërisë në sfidat e muajit nëntor.
Grumbullimi i Kombëtares nis zyrtarisht të dielën dhe Manaj do t’i bashkohet skuadrës me moralin lart, pas një tjetër goli me klubin e tij. Trajneri kuqezi shpreson që forma e tij në Turqi të përkthehet edhe në kontribut vendimtar me fanellën e Shqipërisë.
Top Channel