Nicholas Hammond, i cili e kishte vizituar Shqipërinë në vitet 1933-1937, u rikthye edhe në vitin 1973. Kur erdhi tha ‘unë nuk e njoha më Shqipërinë, kishte ndryshuar komplet’. Tirana nga viti 1944 deri në vitin 1990 ndryshoi në pjesën më të madhe të saj, si pasojë e tjetërsimi urban dhe arkitekturor nën ndikimin ideologjik të pushtetit komunistët.