Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku një 83-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë pasi automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.
Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, Musa Sula, i cili për shkak të përplasjes ka mbetur i bllokuar brenda automjetit, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e tij.
Raportohet se i moshuari ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, testi i alkoolit i kryer pas mbërritjes në spital ka rezultuar negativ.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.












