Kurti fton shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka kërkuar shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 nëntorit për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Në mesazhin e tij, Kurti bëri të ditur se 37.759 shqiptarë të përfshirë në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë vote. Për 29 vendet në Këshill konkurrojnë katër lista zgjedhore me gjithsej 107 kandidatë.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se, pas më shumë se një dekade me 15 anëtarë, Këshilli Kombëtar Shqiptar kthehet në përbërjen me 29 anëtarë si rezultat i regjistrimit të popullsisë të vitit 2022. Sipas Kurtit, kjo ka rëndësi për përfaqësimin e shqiptarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre kolektive.

Kurti kujtoi se Këshilli ka kompetenca publike në arsim, kulturë, informim dhe përdorimin zyrtar të gjuhës e shkrimit shqip. Ai përmendi shkollat shqipe, tekstet mësimore, institucionet kulturore dhe mediat në gjuhën shqipe si fusha që lidhen me ruajtjen e identitetit kombëtar.

Duke iu referuar pengesave nga institucionet e shtetit serb, pasivizimit të adresave, diskriminimit dhe nënpërfaqësimit institucional, kryeministri tha se shqiptarët vijojnë të kërkojnë të drejtat e tyre dhe një të ardhme në vendlindje.

Ai u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, përmes teksteve mësimore, bursave për nxënës e studentë, si dhe mbështetjes për kulturën dhe institucionet përfaqësuese.

Në fund, Kurti i ftoi qytetarët që nesër, më 8 nëntor, ta ushtrojnë lirisht të drejtën demokratike të votës, sipas bindjes së tyre, për të drejta të barabarta dhe për të ardhmen në vendlindje.


Shtuar më 7.11.2026 15:46

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş