Asnjëherë nuk e keni parë këtë arsye për të shtyrë një ndeshje, Torino-Lecce nis me vonesë Pas suksesit në Durrës ndaj Teutës, të kuqtë konfirmojnë momentin pozitiv edhe në transfertë, duke mposhtur Laçin me rezultatin minimal 1-0 në javën e 11-të të Superiores.
Partizani ka regjistruar një tjetër fitore në kampionat, duke marrë tri pikë të rëndësishme në transfertën ndaj Laçit. Pas triumfit të bujshëm në Durrës përballë Teutës, skuadra e kuqe ka bërë detyrën edhe në Kurbin, duke u imponuar me rezultatin 1-0.
Heroi i kryeqytetasve ishte Sebastjan Spahiu, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 19-të. Mesfushori, i afruar me pritshmëri të mëdha te Partizani, po fillon të japë kontributin e tij, teksa ishte pikërisht ai që fitoi edhe 11-metërshin nga ku erdhi goli. Në pjesën e dytë, Laçi u hodh më shumë në sulm dhe kërkoi me ngulm barazimin, por kurbinasit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Partizani administroi avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare, duke siguruar tri pikët e radhës.
Me këtë fitore, të kuqtë ngjiten në kuotën e 10 pikëve, duke mbetur në vendin e parafundit të renditjes, ndërsa Laçi qëndron me 11 pikë. Dy fitore radhazi japin sinjale pozitive për skuadrën kryeqytetase, që kërkon të largohet nga zona e fundit e klasifikimit.
Top Channel