Pas qëndresës para Ministrisë së Arsimit, protestuesit ndahen në dy grupe, një pjesë marshon drejt Kryeministrisë

7 Nëntor 2026 | 16:16

Pas disa orësh qëndresë përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin, duke u ndarë në dy grupe. Një pjesë e tyre po marshon drejt qendrës së qytetit, ndërsa pjesa tjetër në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë.

Siç shihet edhe në pamje, protestuesit brohorasin në kor thirrjet: “Policia e krimit” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”.

Ndërkohë, edhe forcat e policisë po lëvizin në drejtim të Kryeministrisë, ku po marrin masa për të përballuar situatën në rast të përplasjeve të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve

Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministrisë së Arsimit. Vetëm pak minuta më parë, protestues të maskuar kanë hedhur gurë në...
15:55 | 07/11/2026

Përplasje në protestën e studentëve, të rinjtë e maskuar qëllojnë me gurë efektivët

Incidentet e para janë shënuar pranë Ministrisë së Arsimit, ku disa të rinj me fytyra të maskuara kanë nisur të qëllojnë me gurë në drejtim...
15:42 | 07/11/2026

Aksidentohet gjatë punës në galeri, humb jetën 62-vjeçari në Martanesh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Martaneshit, në Bulqizë, ku një punëtor në një subjekt minerar ka humbur jetën...
15:02 | 07/11/2026