Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është tesnionuar, pasi disa protestues u kanë vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i kanë shtyrë në drejtim të forcave të policisë. Gjatë tensioneve janë hedhur gjithashtu sende të tjera drejt efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me spraj dhe gaz lotsjellës.