Sport

MotoGP në Katar/ Bezzecchi fiton pole position në Losail, Marquez është aty pranë

Provat kualifikuese në Çmimin e Madh të Katarit flasin gjuhën italiane duke qenë se do të jetë Marco Bezzecchi ai që do të niset përpara të gjithëve në garën e kësaj fundjave.

Piloti i Aprilias fitoi pole position në pistën e Losailit me kohën 1 minutë 50 sekonda e 28 të mijtat duke vendosur një rekord të ri të pistës.

Në vijën e parë të startit të garës do të jetë Marc Marquez që u rendit në vendin e dytë me 266 të mijtat më shumë se italiani, ndërkohë që kohën e tretë më të mirë e regjistroi Di Giannantonio.

Klasifikimi i provave kualifikuese vijon me Raul Fernandez në vendin e katërt dhe Francesco Bagnaia në të pestin me italianin që la pas Ogurën dhe Johan Zarco të pozicionuar respektivisht në vendin e 6 dhe të 7. Dhjetëshen e pilotëve më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Katarit e plotësuan Pedro Acosta, Fermin Aldeguer dhe Enea Bastianinini.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.