Teksa protesta kombëtare është zhvendosur para Kryeministrisë, protestuesit kanë sulmuar me molotov godinën e qeverisë. Në hyrje të Kryeministrisë është hedhur molotov, ndërkohë policia është shpërndarë.
Nga tarracat e Kuvendit dhe Kryeministrisë, disa punonjës policie kanë fotografuar protestuesit, ndërsa të rinjtë përdorin metodën tashmë e njohur atë të përdorimit të lazerit, për të shmangur kështu fotografimet.
Kujtojmë se Rama ka paralajmëruar se do të gjobisë të gjithë ata studentë dhe qytetarë që kryejnë akte dhunë në protestë.
