Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka vlerësuar televizionin News24 gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, duke e cilësuar atë si një nga mediat e pakta të pavarura që kanë qëndruar në ballë të protestës.
Blushi përgëzoi gazetarët për raportimin e zhvillimeve, ndërsa u shpreh se televizioni nuk është tërhequr pavarësisht presioneve, dhunës policore dhe gjobave që ai i cilësoi arbitrare.
“News24 ka qenë në ballë të kësaj proteste, është më i agresuari, ndër të pakëtat televizione dhe media të pavarura në vend që ka mbetur. Asgjë nuk ju theu. Kur nuk ju theu tritoli, nuk ju thyen as represioni, dhuna policore dhe as gjobat arbitrare të një sistemi represiv tatimor të narkoshtetit”, u shpreh Blushi për gazetarin Klevin Muka.
Tedi Blushi: Ju përgëzoj ju dhe kolegët tuaj. News24 ka qenë në ballë të kësaj proteste, është më i agresuari, ndër të pakëtat televizione dhe media të pavarura në vend që ka mbetur. Asgjë nuk iu thyen. Kur nuk iu theu tritoli, nuk iu thyen as represioni, dhuna policore dhe as gjobat abitrare të një sistemi represiv tatimor të narkoshtetit.






