Tensionohet situata në Tiranë, Policia përdor sprej dhe ujë ndaj protestuesve

Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministrisë së Arsimit.

Vetëm pak minuta më parë, protestues të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa këta të fundit u kanë bërë thirrje të mos përfshihen në akte dhune dhe të tërhiqen.

Policia ka përdorur sprej në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, ndërsa është hedhur edhe ujë në drejtim të tyre.

Ndërkohë, disa të rinj u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa më pas i kanë pozicionuar përballë forcave të policisë dhe autoboteve me ujë, raporton euronews.al.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika