Aktualitet

Protestuesit vendosen para Kryeministrisë, nis shkulja e gurëve të trotuareve

Protestuesit janë spostuar te Kryeministria, ku po përgatisin “lëndën e parë” për t’u përleshur me policinë.

Disa të rinj shihen duke shkulur gurët e mbetur në trotuar dhe i hedhin në rrugë për t’i pasur në përplasjet me policinë.

Kjo e fundit është vendosur në anë të Kryeministrisë dhe për momentin ka zgjedhur të mos reagojë, të paktën për momentin.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.