Pas kallëzimit të paraqitur më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish, SPAK ka regjistruar një procedim penal. Sipas burimeve, ai përfshin disa vepra penale, por deri tani asnjë person nuk është regjistruar si i dyshuar apo nën hetim.
Kallëzimi drejtohet ndaj kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të lidhura me projektet turistike në Zvërnec, Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta. Si bazë për të shërbejnë materialet “The Albanian Files”, ku janë hartëzuar resortet në zonat e mbrojtura, dhe “Dosjet e KKT-së”, një bazë të dhënash që përmban 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit.
Të lidhura
None found

Sipas kallëzuesve, në këto projekte përsëritet e njëjta skemë: fillimisht ndryshohet ligji, më pas miratohet një instrument i posaçëm planifikimi dhe në fund leja jepet nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga kryeministri.
Në kallëzim kërkohet të hetohen shpërdorimi i detyrës, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë dhe krijimi i një grupi të strukturuar kriminal.
Baks-Rrjolli, Divjakë-Karavastaja dhe Zvërneci janë tri rastet kryesore të përfshira në kallëzim. Megjithatë, kallëzuesit kërkojnë që SPAK të mos e kufizojë hetimin vetëm në këto projekte.








